Ministri gjerman kërkon dënime më të ashpra për shkelësit e rregullave antiCovid-19

Share Messenger

Për shkak të rritjes së infeksioneve me koronavirus në Gjermani, ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier deklaroi se kërkonte dënime më të ashpra për shkelësit e rregullave antiCovid-19.

“Kushdo që rrezikon me dashje të tjerët duhet të presë që kjo do të ketë pasoja të rënda për të”, tha Altmaier në një intervistë.

“Ne nuk duhet të rrezikojmë procesin e shërimit të pacientëve, që sapo ka filluar, duke pranuar një rritje të mëtejshme të infeksioneve”, theksoi ai.

Numri i infeksioneve të raportuara çdo ditë ka qenë në rritje kohët e fundit, një prirje që Lothar Wieler, i cili është zyrtari më i lartë i Gjermanisë për kontrollin e sëmundjeve, e përshkroi si “shumë shqetësuese”.

Wieler ia atribuoi këtë moskujdesit për higjienën dhe mosrespektimin e distancimit fizik.

Dje, agjencia qeveritare e kontrollit të kësaj sëmundjeje raportoi 955 infeksione në 24 orë.

”Shumica dërrmuese e popullsisë vazhdon të veprojë me përgjegjësi”, tha Altmaier.

“Ne duhet ta parandalojmë këtë virus sa më parë dhe të veprojmë në mënyrë efektive në rastet kur ka infeksione dhe shpërthime. Kjo përfshin gjobitje nëse është çështje e qëllimtë ose pakujdesi e rëndë”, theksoi ai.

Share Messenger

Më të lexuarat