Ministri i AAK-së paralajmëron dorëheqjen nga Qeveria Hoti

Share Messenger

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka thënë se do ta shqyrtojë dorëheqjen nëse Autoriteti Kosovar i Konkurrencës vlerëson se ka konflikt interesi në tenderin 5 milionë eurosh, të fituar pikërisht nga kompania e tij.

“Nëse konkludohet se në këtë rast ka konflikt interesi, unë do të shqyrtoj dorëheqjen nga pozita ime si ministër i Ekonomisë”, tha ai.

Pas kësaj, Kuçi u largua duke thënë se nuk pranon të flas për çështje të tjera, ani pse duhej të përgjigjej si ministër për temat në të cilat ka përgjegjësi.

Kujtojmë se për disa ditë radhazi në vend është diskutuar tenderi 5 milionë euro për ndërtimin e spitalit të Prizrenit, i cili ësht fituar pikërisht nga kompania “Hidroterm”, pronar i së cilës është Blerim Kuçi.

Share Messenger

Më të lexuarat