Minimum 10 euro, çmimi që pritet të paguajnë qytetet e tjera për të hyrë me veturë në Prishtinë

Share Messenger

Për tu futur në brendësi të kryeqytetit të Kosovës së shpejti do të bëhet me pagesë për qytetarët që vijnë me vetura nga vendet e tjera të Kosovës.

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka deklaruar se kjo taksë po vendosët për të shkarkuar qendrën e Prishtinës dhe se muaji dhjetor dhe janar janë muajt kur vendi ndotet më së shumti e këtë e shkaktojnë edhe veturat e shumta që hynë në qendër të Prishtinës.

Ai ka thënë se kjo taksë do të kushtoj rreth 10 euro, por se ende nuk është vendour.

“Asnjë qytetari nuk i ndalohet hyrja në kryeqytet, po duhet të paguaj taksën, që ndryshe quhet taksë e gjelbër “, ka thënë Pacolli për Klan K..

“Çmimi i kësaj takse do të jetë minimum 10 euro, por se ëndë nuk është vendosur”, u shpreh Selimi.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se mbi 100 mijë vetura hynë në Prishtinë në rrugët hyrëse gjatë ditës, duke e cilësuar këtë si një problem të madh, të cilin nuk mund ta zgjidhë as ndërtimi i Unazës së qytetit.

Ahmeti ka paralajmëruar se në muajt në vijim do ta shqyrtojnë ‘ Congestion Charge’ që është një pagesë për të hyrë në qendër të qytetit me veturë, në mënyrë të shmangies së trafikut të dendur.

Share Messenger

Më të lexuarat