Milot Rashica refuzon Liverpoolin, nuk dëshiron largimin nga Bundesliga

Share Messenger

Milot Rashica ka refuzuar ofertën e Liverpoolit, pasi ai kërkon të qëndrojë në Bundesligë.Futbollisti kosovar nuk dëshiron largimin nga Bundesliga, me ç’rast ka refuzuar një kalim tek skuadra e Liverpoolit, shkruan Bild.Rashica është një nga lojtarët më të kërkuar këtë verë, pasi ka shënuar 11 gola dhe tetë asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat për Werder Bremen këtë sezon.

Ai e ka bërë të qartë të ardhmen e tij, pasi dëshiron të luajë për Leipzig dhe ka refuzuar ofertat e Milanit dhe Liverpoolit.Problemi i vetëm qëndron tek shuma e transferimit, pasi Leipzig nuk mund të paguajë 30 milionë euro për shërbimet e tij, andaj klubet po punojnë që të arrijnë një marrëveshje në çmim më të ulët.

Share Messenger

Më të lexuarat