Milionat e partive nuk i nënshtrohen auditimit

Janë më shumë se 4.2 milionë euro që u shpërndahen partive politike çdo vit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për financim vjetor, pa llogaritur edhe mbështetjen financiare që marrin partitë nga biznese e kompani private.
Që nga viti 2013 deri në vitin 2016 nga buxheti i shtetit janë ndarë mbi 13 milionë euro për partitë politike, por të cilat që nga ajo kohë asnjëherë nuk janë audituar.
Në ndërkohë Kuvendi i Kosovës ka angazhuar një kompani që do ta bëjë auditimin financiar të partive, por njohës të çështjeve politike dhe përfaqësues të organizatave thonë se do të jetë shumë i vështirë auditimi pas një kohe kaq të gjatë.
Organizata joqeveritare “Demokracia Plus” ka publikuar një grafikon bashkë me 13 milionë eurot e shpërndara për partitë politike që nga viti 2013 deri në vitin 2016.
Jusuf Zenaj, nga “Demokracia Plus”, thotë se këto shifra janë marrë nga paratë që KQZ-ja çdo vit ua ka shpërndarë partive politike, por të cilat, siç thotë ai, asnjëherë nuk janë audituar./zeri/