Mikullovci mbyll seancën, s’ka kuorum

Share Messenger

Në mungesë të kuorumit, kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, ka njoftuar deputetët e pranishëm në sallë, se në mungesë të kuorumit, detyrohet ta mbyllë seancën e thirrur për sot për votimin e kryeparlamentarit.

Mikullovci tregoi se në sallë ndodhen vetëm 59 deputetë.

Në sallë, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë munguar deputetët e koalicionit PAN, të cilët do të duhet ta propozonin kandidatin për kryetar të Kuvendit, si koalicion fitues.

Përveç, PAN, në sallë nuk kanë qenë as deputetët e minoriteteve, shkruan Gazeta Express.

As Teuta Rugova nuk është parë të jetë e pranishme.

Kryesuesi i Kuvendit, deputeti më i vjetër për nga mosha, Adem Mikullovci, përkundër se ka njoftuar se nuk ka kuorum për zhvillimin e punimeve të seancës së 10 gushtit, ai më pas i ka dhenë fjalën shefit të grupit parlamentar të tij, Glauk Konjufcës së VV-së.

Share Messenger

Më të lexuarat