Mikrobiologu Raka tregon se kur do të normalizohet situata pas marrjes së vaksinës anti-COVID

Share Messenger

Kujdes të shtuar të qytetarëve nga COVID-19, sidomos në fushatë zgjedhore kërkoi edhe mikrobiologu prof.dr.Lul Raka.

Ai vlerësoi se varianti i ri i COVID-19 duhet të jetë alarm për të gjithë.

“Ndryshimet gjenetike të virusëve janë normale. Vaksinimi ulë mundësinë e shumëzimit të viruseve. Pra ne duhet t’u përmbahemi masave sepse të gjitha variantet reagojnë njëjtë ndaj masave”, tha ai.

Në intervistën për RTV 21 flet edhe për vaksinën kundër COVID-19 ku parashikon që pas vaksinimit të kthehet jeta normale.

Ai tha se Kosova nuk është vonuar në sigurimin e vaksinës, teksa shtoi se në mbarë botën ka sfidë për sigurimin e vaksinës.

Share Messenger

Më të lexuarat