Meta ‘shpërthen’ ndaj Ramës: S’ke fuqi t’i bësh shantazh Presidentit së Shqipërisë

12 Shares Share Messenger

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjuar ashpër, sic thotë ai, kërcënimeve të Kyreministrit Rama.

Meta thotë se ai që kërcënon gjyqtarë, prokurorë, gazetarë, dhe bëri gabimin fatal duke kërcënuar Presidentin.

‘Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para,’ ka shkruar Meta.

Gjithçka erdhi pasi Meta nuk dekretoi të emëruarin e Ramës për ministër të Jashtëm, 28 vjecarin nga Kosova, Gent Cakaj.

Statusi i plotë i Metës në facebook

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!

Kujtojmë se dje Kryeministri Rama e kishte quajtur anti kushtetues mosdekretimin e Z. Cakaj nga ana e presidentit shqiptar.

Share Messenger

Më të lexuarat