Messi: Turp që Mane doli i katërti në votat për Topin e Artë

Share Messenger

Ylli argjentinas mendon se sulmuesi i Liverpoolit meritoi më shumë në renditjen për çmimin prestigjioz

Lionel Messi thotë se është i turpshëm fakti se Sadio Mane përfundoi i katërti në votat për Topin e Artë, të cilin e fitoi vetë ylli argjentinas.

Sulmuesi i Liverpoolit u desh të kënaqej me vendin e katërt, prapa Messit, Virgil van Dijk e Cristiano Ronaldos.

Mane e kishte një sezon fantastik me Liverpoolin, me të cilin e fitoi Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Messi duket se është një admirues i madh i sulmuesit senegalez.

“Është e turpshme se si Mane përfundoi në pozitën e katërt. Mirëpo, mendoj se kishte lojtarë të mëdhenj në garë këtë vit. Kjo është arsyeja se përse ishte e vështirë të zgjidhet ndonjë futbollist i veçantë. Mirëpo, unë e zgjodha Manen, sepse ai është lojtari që më pëlqen. Mane e kishte një vit të jashtëzakonshëm dhe kjo është arsyeja se përse e votova atë”, ka thënë Messi për “Canal + Sport Africa”.

Mane i ka realizuar 13 gola për Liverpoolin këtë sezon.

Ai me shokët po shkojnë me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë.

Share Messenger

Më të lexuarat