Messi do të qëndrojë në Barcelonë, sipas ish-zëvendëspresidentit të klubit

Share Messenger

Lionel Messi do të qëndrojë në Barcelonë edhe pas këtij sezoni, sepse është i gatshëm t’i vërë synimet sportive para atyre financiare, sipas ish-zëvendëspresidentit të klubit katalonas, Jordi Mestre.

Por çfarëdo marrëveshje e re për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë në Camp Nou do të jetë fitimprurëse, sepse njëri prej më të mirëve në historinë e sportit meriton kushte që pasqyrojnë statusin e tij në lojën globale.

Messi mund t’i mbushë xhepat edhe gjëkundi, sepse klube të pasura si Manchester City dhe Paris Saint-Germain kanë shprehur interesim të madh për shërbimet e tij.

Por triumfi në Kupën e Mbretit së fundmi dhe titulli i mundshëm në La Liga këtë sezon mund ta bindin 33-vjeçarin të vijojë të jetë njeri i vetëm një klubi.

I pyetur nëse Messi mund ta largohet në verë, kur edhe i mbaron marrëveshja me klubin, Mestre tha: “Messi do të vazhdojë. Por nëse largohet, nuk do ta bëjë për para”.

Share Messenger

Më të lexuarat