Messi shkel në “Camp Nou” pas tre muajsh: Çfarë dëshire për të luajtur këtu përsëri

Share Messenger

Leo Messi mori pjesë në seancën stërvitore të Barcelonës të zhvilluar këtë të shtunë në “Camp Nou”, megjithëse me ushtrime specifike. Argjentinasi shkeli për herë të parë tapetin e stadiumit 91 ditë pasi i dha fitoren skuadrës së tij (7 mars) kundër Real Sociedadit në La Liga.

Leo kur u kthye në atë që është shtëpia e tij dhe ai donte të ndante nostalgjinë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. “Sa na ka munguar… çfarë dëshire për të luajtur këtu përsëri!”

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Leo Messi do të luajë në “Camp Nou” më 16 qershor, në orën 22:00, në duelin me Leganés. “Pleshtit” i kanë kanë mbetur pesë ndeshje për të luajtur në “Camp Nou” këtë sezon: kundër Leganésit të lartpërmendur, si dhe ato me Athletic Bilbaon, Atlético Madridin, Espanyolin dhe Osasunan.

Në Champions, argjentinasi mund të luajë deri tri ndeshje në shtëpi. Me Napolin, në takimin e kthimit të raundit të 1/8-ave në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Share Messenger

Më të lexuarat