Messi kërkon sulmuesin argjentinas te PSG

Share Messenger

Transferimi i Sergio Aguero tek Barcelona gjatë merkatos së verës entuziasmoi të gjithë. Edhe vetë aulmuesi argjentinas ishte i entuziasmuar sepse tani do kishte pundësinë të luante së bashku me Messin në një klub. Diçka e tillë nuk ndodhi sepse “Pleshti” shkëputi marrëdhëniet me blaugranat duke preferuar të provonte një experiencë të re në karrierën e tij, duke zgjedhur të bëhej pjesë e gjigandëve francez të PSG-së.

Pas disa muajve, duket se kjo ëndërr për tifozët dhe vetë Agueron mund të bëhet realitet.

Sipas ‘’El Nacional’’, Messi i ka kërkuar drejtuesve të PSG-së që të transferojnë Sergio Agueron në paris për të formuar një dyshe sulmi argjentinase.

Për të arritur diçka të tillë, Leonardo mund të përdorte kartonin e Mauro Ikardit i cili nuk duket në planet e PSG ku dhe vetë lojtari nuk e shikon të ardhem e tij në Francë.

Një shkëmbim i tillë do të ishte leverdisëse për Barçës pasi do të merrte një bomber, në këmbim të një lojtari që nuk është se luan me dëshirë për katalanasit. Një lajmi i tillë është përhapur shumë nëpër media duke marrë vëmendjen kryesore.

Share Messenger

Më të lexuarat