Messi ka një lajm të keq për Barcelonën

Share Messenger

Lionel Messi dhe Javier Mascherano mund t’i mungojnë Barcelonës.

Lionel Messi dhe Javier Mascherano mund të mbeten jashtë ndeshjes së Barcelonës ndaj Sevillas në muajin nëntor për shkak të angazhimeve me Kombëtaren e Argjentinës.

Nëse Argjentina nuk arrin ta zë njërin prej katër vendeve në tabelë për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës Rusia 2018, Lionel Messi, mund të humbasë takimin e Barcelonës kundër Sevillas në nëntor.

Vendi i pestë në Amerikën e Jugut duhet të luajë në play-off dhe kjo ndeshje nga FIFA është caktuar për të hënën më 6 nëntor.

Prandaj, asnjë prej lojtarëve të thirrur nga skuadra e Amerikës së Jugut nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjet e La Liga të javës së 11 pasi ato zhvillohen një ditë më herët.

Share Messenger

Më të lexuarat