Messi fjalë të mëdha për Casillas

Share Messenger

Ylli dhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, i është bashkuar figurave të shumta në botën e futbollit që e kanë nderuar legjendën e Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, i cili e zyrtarizoi pensionimin e tij nga futbolli.

Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën nuk ka luajtur në asnjë ndeshje me karakter garues që nga maji i vitit të kaluar, kur e kishte pësuar një arrest kardiak.

Ai ishte shëruar nga ai sulm në zemër dhe i ishte bashkuar skuadrës së Portos sërish për sezonin 2019/20, kur ishte edhe pjesë e skuadrës zyrtare të gjigantit portugez.

Megjithatë, tani Casillas e ka marrë vendimin të pensionohet përderisa ka thënë se po kërkon një sfidë të re jashtë fushës së lojës. Messi e ka komentuar këtë vendim, duke e lavdëruar spanjollin për arritjet e tij.

“Iker po pensionohet tani, por ai e kishte fituar qysh më parë statusin si legjendë e futbollit – jo vetëm për shkak se ishte njëri ndër lojtarët më të mirë të La Ligës, por edhe për shkak të trofeve që i ka fituar me Spanjën”, ka thënë Messi.

Ndërsa, në një mesazh të dërguar për 39-vjeçarin, Messi tha: “Ti je një portier fantastik dhe ishte një kundërshtar shumë i vështirë”.

“Kur kthehem prapa. Mendoj se ishte ai rivaliteti tejet i veçantë që na shtynte t’i rrisim standardet kurdo që përballeshim me njëri-tjetrin”.

Casillas e kishte nisur karrierën si adoleshent në Real Madrid dhe kishte vazhduar duke i bërë 725 paraqitje për Los Blancos – duke u ndihmuar t’i fitojnë pesë tituj të La Ligës dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve.

Ai gjithashtu ishte kapiten i Spanjës në Kupën e Botës 2010, të cilën e fituan spanjollët, dhe shijoi suksese edhe në Kampionatet Evropiane 2008 dhe 2012.

Një largim nga vendlindja e dërgoi atë në Portugali në vitin 2015, kur ai e nisi rrugëtimin me Porton, për të cilët i bëri 156 paraqitje.

Share Messenger

Më të lexuarat