Messi fillon bisedimet me Barcelonën për vazhdimin e kontratës

Share Messenger

Barcelona ka nisur bisedimet me yllin e ekipit Lionel Messi për vazhdimin e kontratës.

Presidenti i klubit Joan Laporta është takuar me menaxherin e lojtarit për të diskutuar mundësin e vazhdimit të bashkëpunimit.

Messi është në vitin e fundit të kontratës me katalunasit.

Sipas të përditshmes “AS”, ylli argjentinas ka kërkuar nga presidenti i klubit që të bëjë një skuadër konkurruese për trofe për edicionin e ri.

Vet Laporta ka bërë të ditur se do të bëjë të pamundurën për ta mbajtur Messin në skuadër.

Share Messenger

Më të lexuarat