Mesazhi nga Gjermania që ju dha BE-së: Koha që kosovarët të lëvizin pa viza, kriteret janë përmbushur

903 Shares Share Messenger

Michael Roth, Sekretari i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale në qeverinë e kancelares Angela Merkel. ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave nga 95 kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian, e dëshmon edhe përkrahja nga Gjermania dhe

Roth ka thënë se shteti i Kosovës ka përmbushur të gjitha kriterët e kërkuar nga Bashkimi Europian (BE) për liberalizimin e vizave, ai madje ka siguruar kosovarët se Gjermania do të lobojë fuqishëm për Kosovën në Bruksel.

“Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, ka shkruar Roth në Twitter.

Kujtojmë se Gjermania është shteti i cili ka përkrahur shumë Kosovën në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e saj nga BE’ja, Eurodeputeti gjerman dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti Evropian, Knut Fleckenstein, pati thënë se “Unë jam shumë i bindur se qytetarët e Kosovë e meritojnë liberalizmin. Ata e meritojnë atë jo vetëm që nga sot, por edhe në të kaluarën. Ata kanë bërë atë që kemi kërkuar prej tyre dhe tash na takon neve që të jemi të besueshëm”.

Gjermania sot ka treguar edhe njëherë përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës jo vetëm në liberalizimin e vizave, por edhe në arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë që sjell paqen dhe stabilitetin pas shumë viteve mes dy vendeve.

Share Messenger

Më të lexuarat