Mesazhi Amerikan: Specialja duhet të lejohet të punojë

Share Messenger

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në një konferencë virtuale me gazetarë të mediave kosovare ka folur për mandatin e Gjykatës Speciale në Kosovë duke theksuar se mandati i saj akoma nuk ka përfunduar.

Kosnett është shprehur se pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që Specialja duhet të lejohet të punojë pa obstruksione.

Kosnett nuk ka dashur të komentoj arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale, duke shtuar se drejtësia është me rëndësi.

“Me rëndësi është që Gjykata të lihet të bëjë punën e vet”, tha Kosnett.

Kujtojmë, që Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 votoi për themelimin e Dhomave të Specializuara si një “gjykatë hibride” pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por e vendosur në Holandë. Ajo kishte mandat deri këtë vit.

Në këtë konferencë Kosnett ka folur edhe rreth zhvillimeve të fundit, në veçanti për marrëveshjen e Washingtonit, çështen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe ndryshimet e mundshme në Qeveri.

Kosnett, ka thënë se një pikë e tillë në marrëveshje është vendosur për të qetësuar dhe për të krijuar hapësirë ‘për frymëmarrje’ për palët, në mënyrë që të fokusohen në çështje ekonomike.

“Ky moratorium është bërë me qëllimin që të krijohet një hapësirë për frymëmarrje, dhe për t’u fokusuar në çështje ekonomike”, ka thënë sot ambasadori amerikan.

Diplomati amerikan gjithashtu ka treguar edhe pritjet e tij nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pas një periudhe një vjeçare. Ai ka thënë se nëse Serbia dhe Kosova do ti qasen seriozisht procesit atëherë mund të ketë progres të prekshëm.

“Çfarë presim pas një viti. Ne besojmë që nëse Serbia dhe Kosova janë serioze në këtë proces atëherë do të ketë progres të prekshëm në fund të kësaj periudhe një vjeçare. Por ne s’kemi një afat se kur mund të ndodh kjo apo ajo çështje, sepse varet nga shumë faktorë të ndryshëm”, shtoi Kosnett

Share Messenger

Më të lexuarat