Merret vendimi për tenistin serb Novak Djokovic

Share Messenger

Vetëm dy orë e 45 minuta pas vendimit të Ministrit të Emigracionit, Alex Haëke, për t’ia anuluar sërish vizën Novak Djokovicit, që do të nënkuptonte përjashtimin e tij dhe pamundësinë për të luajtur Australian Open nga e hëna, gjyqtari Anthony Kelly mblodhi sërish palët në një seancë në Gjykatën Federale të Qarkut të Australisë.

Aty u mor vendim që të mos ketë përjashtim të menjëhershëm për tenistin numër një në botë.

Por, nesër ai do të dërgohet në Ministrinë e Emigracionit në orën 08:00, për t’u marrë sërish në pyetje.

Më vonë, serbi do të transferohet në zyrat e avokatëve të tij nga ora 10:00 deri në orën 14:00 për të përgatitur mbrojtjen e tij. Dhe të dielën në orën 09:00 do të jetë seanca, e cila supozohet të jetë përfundimtare, dhe do të zhvillohet në një gjykatë tjetër, pasi çështja kalon tashmë në Gjykatën Federale të Australisë.

Pas bisedës me avokatët e tij nesër, tenisti do të qëndrojë sërish i ndaluar në një vend të pazbuluar dhe për këtë palët duhet të bien dakord.

Djokovic ende shpreson që atij t’i lejohet të garojë në Australian Open.

Share Messenger

Më të lexuarat