Merkel: Vazhdoni drejt zgjidhjes së çështjes së Kosovës

Share Messenger

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, u prit nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e porosia ishte e qartë se procesi i dialogut duhet të përparohet deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, e që përkushtimi i Gjermanisë e Francës nuk ka munguar e nuk do të mungojë, transmeton Gazeta Metro.

Në konferencën e përbashkët për media të të dy udhëheqëseve të shteteve Merkel tha se nuk mund të thotë asgjë sot rreth raporteve që u shfaqën rreth caktimit të të dërguarit të Gjermanisë e Francës për dialogun mes Prishtinës e Beogradit.

Merkel shtoi Gjermania e Franca kanë provuar, dhe vazhdojnë të provojnë, që të nisë dialogu, e të bëhet diçka rreth çështjes së vendosjes së taksës nga Kosova për prodhimet e Serbisë.

Ana Brnabic në anën tjetër tha se e vetmja pikë ku nuk pajtohen Serbia e Gjermani është Kosova, e shtoi se kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vazhdohet të bisedohet pasi pa zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës dhe pajtimit mes shqiptarëve e serbëve nuk do të ketë ardhmëri të ndryshme për Ballkanin.

Share Messenger

Më të lexuarat