Merkel paralajmëron një valë të tretë nëse hapja e vendit nuk bëhet si duhet

Share Messenger

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar për një valë të tretë të koronavirusit nëse Gjermania rihapet në mënyrë të gabuar.

“Ne duhet të vazhdojmë të veprojmë me mençuri dhe me kujdes, në mënyrë që një valë e tretë të mos kërkojë një mbyllje të re të plotë në të gjithë Gjermaninë”, tha Merkel në një intervistë me gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Kancelarja paralajmëroi kundër hapjes së shpejtë të vendit, pasi mutacioni britanik, i cili besohet të jetë më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit, po përhapet në Gjermani.

Agjencia gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch regjistroi 11 869 infeksione të reja në 24 orët e fundit në vend, duke e çuar totalin në 2 414 687. Ndërkaq, numri i viktimave në Gjermani ka shkuar në 69 125.

Shkalla e incidencës mbetet e njëjtë me 61,7 raste për 100 000 banorë. Qëllimi është që niveli i incidencës të shkojë në 35 për 100 000 qytetarë, në mënyrë që të rihapet vendi, ka thënë Merkel.

Share Messenger

Më të lexuarat