Merkel goditet me domate

Share Messenger

Kancelarja gjermane Angela Merkel është goditur me domate nga persona të panjohur gjatë një fushate në kuadër të kampanjës parazgjedhore në Hajdelberg, transmeton Klan Kosova.

Incidenti ka ndodhur dje, ndërsa policia është duke hetuar për gjetjen e atyre që e kanë kryer sulmin.

Ndërsa një grup i vogël protestuesish e kanë fyer kancelaren Merkel duke e quajtur “gënjeshtare” dhe “tradhtare të popullit të saj’.

Share Messenger

Më të lexuarat