Mendes: Cristiano Ronaldo është më i mirë se Pele

Share Messenger

Agjenti i yllit të Juventusit, Jorge Mendes thotë se klienti i tij, Cristiano Ronaldo është lojtari më i madh i të gjitha kohërave.

Pak kohë pasi Ronaldo shënoi golin e 700’të në karrierë, agjenti i tij ka thënë se ky lojëtar është më i mirë se Pele dhe se më e mira e tij ende nuk ka ardhur.

“Cristiano Ronaldo është më i mirë se Pele, është më i madhi i të gjitha kohërave dhe më e mira që mund të bëjë ai është akoma duke ardhur” ka përfunduar Mendes.

Duke folur për medien italiane ‘Tuttosport’, Mendes tha se numrat nuk gënjejnë. Mënyra se si Cristiano Ronaldo shkatërron rekordet, e lartëson atë në kategorinë e lojtarit më të mirë në historinë e futbollit dhe me një ndryshim të madh në krahasim me të dytin.

Me 700 gola të shënuara nga ai, Ronaldo ka thyer rekordin e të gjitha kohërave, që deri më tani ka mbajtur Ali Daei.

Share Messenger

Më të lexuarat