Memli Krasniqi: Serbia udhëhiqet nga një i çmendur

Share Messenger

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe nënkryetar i kësaj partie, Memli Krasniqi ka thënë se Serbia udhëhiqet nga një i çmendur, pas deklaratave që dha Presidenti serb për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Krasniqi nëpërmjet një postimi në Twiter është shprehur se nuk mund të flitet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, pasi ky shtet drejtohet nga një i çmendur që mohon masakrat që janë kryer kundër civilëve.

Krasniqi gjithashtu është shprehur se është turp për të gjithë zyrtarët e BE-së që nuk reaguan ndaj këtyre ofendimeve të tmerrshme.
“Si mund të flasim për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kur ai vend drejtohet nga një i çmendur, i cili mohon qartë genocidin dhe masakrat kundër civilëve, të cilat janë kryer haptas në Kosovë?! Gjithashtu, turp për të gjithë zyrtarët e BE për mosreagimin ndaj këtyre ofendimeve të tmerrshme”, ka shkruar Krasniqi.

Share Messenger

Më të lexuarat