Mediet angleze: Kosovarët mbajtën flamujt e Anglisë dhe brohoritën emrat e lojtarëve si falënderim për ndihmën gjatë 20 viteve më parë

Share Messenger

Tifozët e Kosovës vazhduan me gjestet e tyre mikpritëse ndaj ekipit të Anglisë edhe në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku po zhvillohej ndeshja midis Kosovës dhe Anglisë.

Për pritjen madhështore që vazhdoi edhe në stadiumin e Prishtinës, kanë shkruar edhe mediet e njohura angleze si ‘The Daily Mail’, të cilët e vlerësuan lart pritjen teksa po binte himni kombëtar i skuadrës mysafire, ku shumë tifozë të Kosovës u panë që mbanin lart flamurin e Anglisë si shenjë respekti.

‘Tifozët e Kosovës vazhduan gjestet e tyre mikpritëse ndaj ekipit të Anglisë dhe mbështetësve të tyre duke mbajtur lart flamurin e Anglisë para fillimit të ndeshjes kualifikuese të Euro 2020 midis dy kombeve. Ndërsa, një banderolë ‘Welcome & Respect ’po tregohej gjithashtu pas golit, ku tifozët brohorisnin emrat e lojtarëve tanë’, thuhet në shkrimin e ‘Daily Mail’, transmeton Gazeta Metro.

Ndeshja e djeshme ishte e fundit për Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, ku humbi humbi nga Anglia me rezultat 0:4.

Share Messenger

Më të lexuarat