Mediat serbe: Clinton e sjelli pavarësinë e Kosovës, ata janë avokatët më të mëdhenj të Kosovës

Share Messenger

Mediat serbe shkruajnë se ish-presidenti amerikan Bill Klinton me bashkëshorten e tij, Hillary, janë njerëzit që lobuan dhe shtynë përpara më së shumti idenë e pavarësisë së Kosovës. E përditshmja ‘Blic’ në një artikull për ‘lobistët amerikaë që ia sollën pavarësinë Kosovës’, ka bërë renditjen e njerëzve që kontribuuan për pavarësinë e shtetit të Kosovës.

“Të parët në listë dhe me të rëndësishmit janë çifti Klinton”, shkruan kjo gazetë.

Blici serb shkruan se Klintonët ‘do të mbahen mend si avokatët më të mëdhenj të idesë së pavarësisë së Kosovës”, shkruan Periskopi.

“Pasiqë të dy janë mbështetës të mëdhenj të të gjitha veprimeve të autoriteteve në Prishtinë, përfshirë edhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë (sic), at a gëzojnë respekt të madh, ku në mesin e shumë gjërave, ata kanë emrat e tyrë në rrugët e Prishtinës e madje edhe shtatore”, shkruan mediumi serb..

“I dyti por jo për kah rëndësia, është ish kreu i OSBE’së në Kosovë, Ëiliam Ëalker”. Blici serb e përshkruan Ëalkerin si ‘simboli i aferës së Reçakut dhe ‘që kjo ishte arsyeja pse NATO bombardoi Jugosllavinë më 1999.

Pas tyre, vjen ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeline Albright shkruan medium serb, duke përmendur edhe lidhjet e saj biznesore me kompani që operojnë në Kosovë. “Ajo qëndron prapa kompanisë telefonike Ipko në Kosovë’, shkruan Blici serb.

Tjetër që është në listë, si lobist amerikan pro Kosovës, sipas mediumit serb, është edhe kongresmeni amerikan nga Tenessee, Tim Burchet, e ku sipas këtij medium ‘ai nuk figuron në listën e Prishtinës si lobist zyrtar, por dihet që është urrejtës i serbëve’.

Në listën e mediave serbe që sipas tyre ‘janë njerëzit që ia sollën pavarësinë Kosovës” është edhe Eliot Engel, Herry Bajraktari etjerë. /

Share Messenger

Më të lexuarat