McGregor “KO” trajnerin e tij gjatë stërvitjes

Share Messenger

Një tjëtër partner në ring i Conor McGregor ka provuar forcën e kampionit irlandez të arteve marciale mikse, që po përgatitet për duelin e 26 gushtit ndaj Floyd Mayweather. Këtë herë ka qenë trajneri i tij John Kavanagh ai që ka përfunduar “KO” në tapet, gjatë një seance stërvitore që McGregor po bën në prag të duelit që zhvillohen mbrëmjen e së shtunës në Las Vegas. Por ky “KO” ndaj trajnerit dhe mikut të tij nuk ka krijuar shumë zhurmë, si ai i pak ditëve më parë, ndaj boksierit amerikan Paulie Malignaggi.

Ka qenë vetë Kanavagh ai që ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku tregon veten në tapet pas një grushti të fortë të marrë nga nxënësi i tij në artet marciale mikse, por që këtë herë po debuton në ring. Kjo tregon se marrëdhënia mes tyre është shumë e mirë dhe fryma në skuadër po kaq e mirë, duke konfirmuar se irlandezi po kalon një formë të mirë. Edhe presidenti i UFC-së, Dana White ka qenë në stërvitjet e irlandezi, duke konfirmuar mbështetjen e tij për sportistin që UFC-ja ka ende nën kontratë.

Share Messenger

Më të lexuarat