McGregor afër lëndimit të tmerrshëm!

Irlandezi Conor McGregor ka rrezikuar ta lëndojë trurin nëse lufta e tij me Floyd Mayweather do të kishte vazhduar, sipas doktorit të njohur amerikan.
Referi Robert Byrd ndaloi meçin në raundin e 10-të, duke bërë që Mayweather të bëjë fitoren e 50-të në karrierë, transmeton Periskopi.
“Lodhja mund të shkaktojë lëvizje të ngadalshme, por nuk shkakton balanc të dopët, gjë e cila u te McGregor në raundin e dhjetë”, tha doktori Darragh O’Carroll.
“Do të ishte neglizhente nëse do lejohej të vazhdojë meçi. Conor mund të kishte pësuar traumë në kokë, duke rrezikuar trauma kronike, ose më së keqi, dëmtim të vazhdueshëm që do të çonte në lëndim të madh të trunit si gjakderdhja në tru”, përfundoi O’Carroll.
Irlandezi pritet që të vazhdojë karrierën në MMA, me kompaninë e UFC.