Mbledhja e bordit të AKP-së, morri vendime të rëndësishme

Share Messenger

Prishtinë – Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi, pas shqyrtimit, raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve për 2 Ndërmarrje Shoqërore;

N.SH Qendra Llogaritare Elektronike “Gani Qavdervasha” në Prishtinë dhe
N.SH OLT “Osjek” Rahovec.

Në këtë takim Bordi diskutoi edhe një sërë veprimesh që ndërlidhen me mandatin e Agjencisë, procedurat dhe veprimet e tjera lidhur me çështjet e privatizimit dhe likuidimit të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.

Share Messenger

Më të lexuarat