Mbetet vetëm ‘El-Classico’ në Superligën Evropiane, tërhiqen edhe Juventusi e Milani

Share Messenger

Ka shkuar në 10 numri i ekipeve që kanë njoftuar se kanë vendosur të tërhiqen nga projekti i Superligës Evropiane, shkruan Sinjali Sport.

Pas gjashtë skuadrave angleze, gjatë ditës Interi dhe Atletico Madrid njoftuan se janë duke i kryer procedurat për shkëputjen e kontratës.

Kurse së fundmi edhe Juventusi e Milani janë ‘dorëzuar’ para presionit të madh.

Aktualisht, vetëm Barcelona dhe Real Madridi i kryetarit të Superligës, Florentino Perez, nuk e kanë ndjekur rrugën e 10 ekipeve tjera.

Share Messenger

Më të lexuarat