Mbesa e familjes Jasharit bëhet asambliste në Skenderaj

Share Messenger

Sala Jashari, mbesa e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur asambliste në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Jashari, e cila garoi me listën e pavarur “Ideal”, mori 375 vota në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Anëtarja e familjes Jashari mbante numrin 5 në listën e pavarur “Ideal”, të udhëhequr nga Bekim Jashari.

Më i votuari i listës doli Nuredin Lushtaku, me 6 mijë e 694 vota.

Share Messenger

Më të lexuarat