Mbërrin në 17 numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri

Share Messenger

Ka arritur në 17 numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ministria e Mbrojtjes konfirmon se viktimat kanë qenë banorë të qytetit të Durrësit, Kurbinit, Lezhës dhe Thumanës.

Emergjencat Civile bëjnë të ditur se 9 trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat në Durrës, më konkretisht te hotel Vila Palma, hotel Mira Mare’ një shtëpi private në Kënetë dhe një ndërtesë 6 katëshe në qytetin e Durrësit.
Në anën tjetër, nga tërmeti raportohet se kanë mbetur më shumë se 600 persona të plagosur, dhe këta kanë kërkuar ndihmë nëpër spitale të vendit.

Metro do t’iu mbajë të informuar me zhvillimet rreth kësaj ngjarje

Share Messenger

Më të lexuarat