Mayweather: Ndaj McGregor rrezikoj gjithçka, karrierë dhe famë!

Share Messenger

Ende i pamposhtur në karrierën e tij si profesionist, me 49 fitore dhe asnjë humbje, boksieri amerikan Floyd Mayweather do të rikthehet në ring më 26 gusht në duelin ndaj Conor McGregor, dy vjet pas tërheqjes. Por ikona e boksit shprehet se në këtë duel ai po rrezikon gjithçka, famën e karrierën e tij në rast se humbet edhe pse 40-vjeçari kuotohet si favorit në këtë përballje.

Por ai do të duelojë ikonën e UFC-së, irlandezin McGregor, që debuton në ring dhe që kërkon të bëjë emër edhe në këtë sport, pasi ndërtoi gjithë famën e tij në artet marciale mikse.

Conor McGregor dhe Floyd Mayweather gjate konferences per shtyp

McGregor është më i gjatë, më i ri dhe ka një krah të gjatë, që mund ta vërë në vështirësi Mayweather, një boksier që mbrohet në mënyrë të shkëlqyer. “Kur një boksier ka humbur më parë dhe humbet sërish, të gjithë thonë “s’ka gjë, ka humbur edhe më parë”. Por kur një boksier, që ka dominuar për 20 vite në rung dhe nuk ka humbur asnjëherë, vë në rrezik gjithçka ka ndërtuar. Në rrezik është fama ime, rekordi im, gjithçka”, tha Floyd Mayweather, që shtoi se humbja nuk është në mendjen e tij.

Floyd Mayweather gjate konferences per shtyp

Çdo ditë i them vetes se “jam një fitues”. Kam lindur për të qenë gjatë gjithë jetës time një fitues. Jo vetëm në ring, por unë kam lindur për të qenë fitues kudo. Gjithçka vjen me riskun që ti merr përsipër. Nuk do të isha këtu ku jam sot nëse nuk do të kisha rrezikuar. Dhe në këtë sfidë ndaj McGregor rrezikoj të hedh gjithçka në erë. Unë nuk jam Floyd i 21 viteve më parë, as ai i 10 viteve më parë, madje as ai i dy viteve më parë. Ndaj unë kam një përqindje më të madhe risku në atë ring, në atë duel”, u shpreh boksieri amerikan Floyd Mayweather

Share Messenger

Më të lexuarat