Mayweather 400 mijë euro bast për veten, por…

Share Messenger

Boksieri amerikan Floyd Mayweather hyri në duelin e 26 gushtit ndaj Conor McGregor me një fitim të garantuar prej 100 milionë dollarësh, shumë që shkoi në 350 milionë pas pëfundimit të sfidës. Por “ESPN” konfirmon sot se kampioni i padiskutueshëm i boksit ka synuar që ta rriste edhe më shumë fitimin e tij, duke u përpjekur që të vinte një bast të majmë në favorin e tij.

 

Mayweather është përpjekur të vendosë një bast prej 400 mijë eurosh në një pikë bastesh në Las Vegas, në orën 15:30 të pasdites së 26 gushtit, pak orë para fillimit të sfidës. Fitorja e Mayweather kuotohej me 1.50, çka do të thotë që fitimi i tij do të ishte rreth 200 mijë dollarë, por ai bast nuk u vendos asnjëherë. Rregullat nuk lejojnë që një sportist të vërë bast për veten e tij dhe kjo pengoi boksierin amerikan të vendosë bastin.

Mayweather hedh nje tufe parash mbi McGregor gjate konferences per shtyp

Më tej, Mayweather është përpjekur të vendosë një tjetër bast për veten e tij, se do ta fitonte me “KO” duelin, por edhe një herë tjetër basti i tij është refuzuar, duke e detyruar boksierin të dalë “kokëulur”. Pra, kampioni i dorezave është refuzuar dy herë që të vendosë bast për veten e tij. siç dihet, Mayweather e fitoi duelin me Conor McGregor me “KO teknik” në raundin e 10-të, çka do të thotë se në të dyja rastet, nëse do të kishte vënë bast, do të kishte dalë i fituar.

Share Messenger

Më të lexuarat