“Mario Balotelli më ngacmoi”, Antonela tregon se çfarë i tha ai

Share Messenger

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Antonela Berisha ka treguar se gjatë kohës që ishte në Itali, atë e ka ngacmuar futbollisti i njohur, Mario Balotelli.

Antonela tregoi se janë takuar rastësisht në një lokal në Milano dhe ai është afruar që ta ngacmonte.

Ajo vitin e kaluar u fut në një program televiziv ku kërkonte dashurinë, teksa tani tregoi që ajo e ka refuzuar futbollistin duke i thënë se nuk është tipi i saj.

“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Balotelli. E kam takuar në një lokal në Milano, futi shokë me më ngacmu. Bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kështu. Jo, i thashë nuk është tipi im”, u shpreh ajo.

Share Messenger

Më të lexuarat