Manchester City dhe PSG “thyejnë” tregun e transferimeve (+FOTO)

Share Messenger

Kohët e fundit, merkatoja e transferimeve në futboll është çmendur. Në thelb, pas ardhjes së parave nga Katari dhe Emiratet Arabe në futbollin europian, me blerjen e klubeve si Manchester City, ose PSG, tregu i transferimeve është thyer.

Nëse PSG hyri në një epokë të re me ardhjen e milionave nga sheikët e Katarit në vitin 2011, nënshkrimi i Neymar ka ndryshuar dimensionin e tij. I drejtuar nga Nasser Al-Khelaifi, PSG ka qenë afër për t’u bërë klubi që ka shpenzuar më shumë para për nënshkrimet në shtatë vitet e fundit, një nder që korrespondon me një njeri tjetër të pasur, pronarin e Manchester City.

Por ne nuk duhet ta harrojmë fqinjin e “qytetarëve”, Manchester United, që gjatë katër viteve të fundit nuk ka pasur verë pa shpenzuar më pak se 150 milionë euro në nënshkrime, duke qenë klubi i dytë që ka investuar më shumë pas Manchester City gjatë kësaj periudhe, derisa PSG nënshkroi me Neymarin dhe tejkaloi shpenzimet e “djajve të kuq”. 222 milionë euro të paguara për Neymar, të cilët kanë dyfishuar rekordet e mëparshme të transferimit, kanë superuar klubet e tjera europiane. Ka acarim me politikën e nënshkrimeve të PSG, por edhe Manchester City ka investuar më shumë se 244 milionë euro këtë verë. Kjo mund të çojë në një takim të klubeve europiane dhe marrjen e vendimit për hakmarrje, jozyrtare, kundër këtyre dy klubeve, siç mund të ishte refuzimi për të negociuar me ta, sipas “L’Equipe”.

Ato i akuzojnë dy klubet në fjalë se janë mbështetur nga paratë e shteteve të cituara më lart dhe për këtë arsye kanë mjete të pakufizuara monetare, me të cilat kanë shkatërruar tregun. Nuk është një realitet i pamohueshëm fakti se, që nga viti 2008, kur “Abu Dhabi United Group for Development and Investment”, një grup investimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ishte me Manchester City dhe pastaj, në vitin 2011, sheikët nga Katari morën drejtimin e PSG, këto ekipe kanë shpenzuar më shumë para për nënshkrimet në të gjithë Europën.

Tani duhet të shihet se si ato përputhen me “fair-play”-in financiar, si i balancojnë këto shpenzime me të ardhurat e klubeve përkatëse. Një aspekt shumë i dobët te “qytetarët” dhe PSG. Po ashtu, edhe te Manchester United. Ndërsa në Paris mbështeten në të ardhurat e mëdha komerciale, që ata marrin nga Katari, anglezët kanë burimin e tyre të madh financiar te të drejtat televizive, shumë herë më lart se ajo që merr PSG.

Share Messenger

Më të lexuarat