Man Utd ia cakton çmimin kartonit të Ronaldos

Share Messenger

Manchester United është pajtuar me faktin se Cristiano Ronaldo do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.

Ylli portugez nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”, i vetëdijshëm se në këtë mënyrë nuk do ta kishte mundësinë të luajë në Champions League.
Për këtë arsye, “Djajtë e Kuq” nuk duan të veprojnë kundër vullnetit të lojtarit, të cilit do t’ia hapin derën e largimit, shkruan “Gazeta Express”.

Gjiganti britanik e ka vendosur çmimin e kartonit të 37 vjeçarit.

Sipas mediave britanike, United e vlerëson 15 milionë euro pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Interesim për Ronaldon kanë shfaqur klubet e njohura evropiane, përfshirë këtu Barcelona, Atletico Madridi, Bayern Munichu e Chelsea.

Që të gjitha këto do të luajnë në Ligën e Kampionëve në edicionin 2022/23 dhe pikërisht kjo është ajo që po e kërkon ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe i Juventusit.

Share Messenger

Më të lexuarat