Maldini: Do të shërohem nga koronavirusi brenda javës

Share Messenger

Drejtori teknik dhe legjenda e Milanit, Paolo Maldini, i ka siguruar tifozët se ai dhe i biri i tij, Daniel, po ndihen mirë, përkundër që janë infektuar me koronavirus, dhe se presin të shërohen plotësisht brenda një jave.

Të shtunën, faqja zyrtare e Milanit doli me një deklaratë për shtyp për ta konfirmuar se Paolo Maldini dhe djali i tij, Daniel, ishin infektuar me koronavirus, duke shtuar se ata kishin qenë të vetizoluar që dy javë paraprakisht.

Paolo Maldini është 51-vjeçar dhe ai cilësohet si legjendë e Milanit për arritjet e tij gjatë karrierës me kuqezinjtë si mbrojtës, përderisa në San Siro u kthye sërish në vitin 2018 si drejtor teknik.

Ndërsa, Danieli është 18-vjeçar dhe muajin e kaluar ai u bë gjeneratë e tretë e familjes Maldini që luan me fanellën e Milanit në Serie A.

“Me këtë video dua t’i falënderoj të gjithë njerëzit që e kanë shprehur dashurinë dhe shqetësimin e tyre për shëndetin tim dhe të djalit tim përmes rrjeteve sociale dhe mesazheve”, tha Maldini.

“Ne jemi mirë, me siguri do ta largojmë virusin nga vetja brenda një jave. Faleminderit të gjithëve për dashurinë e juaj, që nuk mungon asnjëherë”.

“Unë dua gjithashtu t’i falënderoj të gjithë mjekët, infermierët, punëtorët shëndetësorë, rojet civile dhe oficerët e ligjit të cilët po përballet me këtë emergjencë me profesionalizmin dhe kurajën më të madhe”.

“Edhe një herë, ju na bëni krenarë që jemi italianë. Faleminderit sërish”.

Share Messenger

Më të lexuarat