Maldini: Bashkë me djalin do ta heqim virusin brenda javës

Share Messenger

Drejtori i Milanit Paolo Maldini dha lajmin e mirë se ai dhe i biri po rehabilitohen nga koronavirusi.

Në një video të publikuar së fundmi në profilin e tij në “Instagram”, ikona e Milanit bëri me dije se shpreson që brenda kësaj jave ai dhe djali i tij, futbollisti i Milanit, Daniele Maldini, të kurohen plotësisht nga Koronavirusi.

“Me këtë video dua të falenderoj të gjithë ata që na kanë dhënë mbështetje dhe dashuri nëpërmjet rrjeteve sociale me anë të mesazheve të tyre për shëndetin tim dhe të djalit tim.

Jemi mirë, duhet t’ia dalim ta heqim këtë virus brenda javës. Faleminderit të gjithëve për keqardhjen tuaj që nuk ka munguar kurrë. Por, dua të falenderoj veçanërisht dhe doktorët, infermieret, punonjësit e shërbimit mjekësor, mbrojtjes civile, forcave të sigurisë, të cilët po përballen me këtë situatë kritike me profesionalizmin dhe kurajon më të madhe.

Na keni bërë krenarë të ndihemi italianë! Faleminderit shumë!”, thotë ish-kapiteni legjendar i Milanit dhe Italisë.

Il messaggio di Paolo Maldini sulle sue condizioni #coronavirus

Gepostet von Milannews.it am Montag, 23. März 2020

Share Messenger

Më të lexuarat