Macron kërkon nga UEFA masa radikale për Superligën evropaine

Share Messenger

Pas fjalëve, ja ku vijnë edhe faktet. Franca e Emmanuel Makron nuk është mjaftuar vetëm me kundërshtimin e Super Ligës, por po përgatit edhe “armët” për të mos lejuar që futbolli të bjerë në duart e disa klubeve të pasur, që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për një lumë parash. Po punohet tashmë për një normë evropiane që përcakton përjashtimin e sportit, duke limituar lirinë e biznesit, siç bën me dije “Le Parisien”.

Praktikisht, edhe futbolli do të përfundonte në një zonë ekskluzive me norma alternative me ato që rregullojnë aktivitetin tregtar. Një përjashtim, që Franca synon ta aplikojë gjatë gjysmës së parë të vitit 2022.

“Bëhet fjalë për të përcaktuar një legjislacion evropian që do të ndihmonte në forcimin e strukturave ekzistuese”, – bëjnë me dije zyrat qendrore të qeverisë franceze. Nuk është e qartë, nëse kjo iniciativë mund ta bllokojë ligjërisht Super Ligën, por tregon se Makron ka në plan të ndërhyjë në botën e futbollit.

“Duhet vepruar më shpejt, duke ushtruar presion politik dhe duke e detyruar UEFA-n të marrë masa radikale”, – ka thënë ai.

Klubet që themeluan Super Ligën ndërkohë zyrtarisht janë tërhequr. Bëhet fjalë për klubet angleze. Çelsi, Mançester Siti, Mançester Junajtid, Arsenali, por edhe Liverpuli dhe Totenhemi je kanë braktisur projektin.

Polemikat, zemërimi i tiofozëve, por veçanërisht kërcënimet e UEFA-s, kanë bërë që gjërat të ndryshojnë dhe Super Liga duket se po “mbytet”.

Share Messenger

Më të lexuarat