M.United mposht Parisin në vendin e tyre, Lazio e nis mirë, Muriqi debuton

Share Messenger

Manchester United e ka mposhtur me rezultat 1-2 Paris Saint Germain duke e filluar shumë mirë këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Golin e parë e shënoi Bruno Fernandes nga penalltia në minutën e 24 pasi që Diallo shkaktoi penallti në Martial. Bruno u tregua i suksesshëm në tëntimin e dytë për të shënuar penalltinë, pasi që në të parin kishte dështuar. PSG do të barazonte në pjesën e dytë ku ishte një super autogol i Martial me kokë në portën e vet. Megjithatë, një asist i Paul Pogba për Marcus Rashford që shënoi në minutën e 87-të për t’ia fituar tri pikë skuadrës angleze.

Leipzig e ka mposhtur kampionin turk Instanbul Basaksehir me rezultat 2-0 në Leipzig sot. Kjo ndeshje përfundoi në pjesën e parë pasi që Leipzig shënoi dy gola. Angelino ishte kreator i kësaj fitoreje pasi që shënoi dy golat e ndeshjes, njërin në minutën e 16 dhe tjetrin në të 20-in. Në pjesën e dytë mysafirët tentuan të barazojnë rezultatin por sulmet e tyre u ndalen nga skuadra gjermane, e cila për momentin është në vendin e parë me tre pikë, para Manchester United, PSG dhe Basaksehir.

Vedat Muriqi bëhet lojtari i parë i Kombëtares se Kosovës që luan në Ligë të Kampionëve. Ai ka debutuar sot për Lazion në pjesën e dytë te ndeshjes. Lazio e ka fituar këtë takim me rezultat 3-1.

Lazio ka debutuar me fitore në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur me rezultat 3-1 Borussian e Dortmundit.

Sulmuesi i Kosovës luajti në këtë ndeshje për më shumë se 25 minuta por që pati shumë pak kontakt me topin.

Lazio e nisi shumë mirë takimin duke shënuar gol në minutën e gjashtë. Correa përfitoi nga një gabim i mbrojtjes se gjermanëve për të asistuar më vonë për Immobile që shënoi një gol të bukur me parabolë.

Share Messenger

Më të lexuarat