M.City i dobët përballë gjigantit Liverpool

Share Messenger

Liverpooli ka arritur që të shënoi fitore në derbin ndaj Manchester Cityt dhe të vazhdojë kryesimin në Premier Ligë.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Anfield Road’ dhuroi spektakël golash, por edhe shumë raste të dyshimta në ndeshje. ‘Të Kuqtë’ e fituan këtë ndeshje me rezultatin 3-1.

Fabinho, Mohamed Salah dhe Sadio Mane realizuan golat e fitores së 11’të sezonale, kurse golin e nderit për ‘Qytetarët’ e shënoi Bernardo Silva.
Liverpooli tani ka 34 pikë dhe vazhdon rrugën drejt titullit të shumëpritur, kurse Manchester City mbetet me 25 pikë dhe bie në pozitën e katërt.

Share Messenger

Më të lexuarat