Lutfi Haziri: Kjo është pritja e LDK-së për AKR-në më 24 gusht

Share Messenger

Njëri prej udhëheqësve kryesor të LDK’së, Lufti Haziri, ende nuk po beson se Behgjet Pacolli do të kalojë në krahun e PAN’it për të formuar Qeverinë e Kosovës. Po thotë se AKR’ja ende ka çka të japë në koalicionin e ndërtuar para zgjedhjeve.

Thotë se Pacolli dhe AKR duhet të presin dështimin e PAN’it për t’i ardhë rendi LDK’së bashkë me Vetëvendosjen për ndërtimin e Qeverisë.

Në një intervistë për Express, Haziri nuk e ka përjashtuar mundësinë e shkuarjes sërish në zgjedhje për shkak të bllokadave politike. I ka bërë thirrje PAN’it të shkojë në seancë dhe të japë propozimin për Kryetar të Parlamentit.

Ky zyrtar i LDK’së ka konfirmuar se të hënën do të vendoset për kandidatin e LDK’së për Kryetar të Prishtinës. Të parin e ka përmendur Lumir Abdixhikun si kandidat të mundeshëm. Derisa Ismet Beqirin e ka lënë të fundit. Në garë për Kryeqytet janë edhe Arban Abrashi e Vjosa Osmani.

Share Messenger

Më të lexuarat