Lul Raka tregon pse mjekët po hezitojnë të vaksinohen kundër COVID-19

Share Messenger

Mikrobiologu Lul Raka, pasi sot ka marr vaksinën anti-COVID-19, ka sqaruar se pse nuk është vaksinuar deri sot dhe pse mjekët po hezitojnë të marrin këtë vaksinë.

Raka, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ende nuk i ka as 5 muaj nga shërimi prej COVID-it dhe “në kohën kur Kosova ka numër simbolik vaksinash nuk kam dashur ta marr vaksinën para atyre që janë më të rrezikuarit dhe kanë nevojë më së shumti për vaksinë: të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike”.

Ai thotë se vaksinën e ka marrë edhe gjyshja ime 89 vjeçare, e për ta marrë vaksinën po pret në rend edhe axha im si pensionist e punëtor shëndetësor 75 vjeç edhe djali im 19 vjeç me probleme kronike shëndetësore.

Raka ka treguar se pse disa mjekë po ngurrojnë për të marrë vaksinën anti-COVID.

“Disa kanë thënë se po frikohen nga efektet anësore të vaksinës, me theks të veçantë në mpiksjen e gjakut nga vaksina Astra-Zeneka. Efekte anësore ka çdo vaksinë. Por ethet apo dhembja kalimtare sot është shumë më e lehtë sesa gypi i respiratorit në kujdesin intensive në spitalin Covid nesër!”, ka shkruar Raka.

Postimi i plotë i Rakës:

“VAKSINOHU!

Pse nuk jam vaksinuar deri sot?

Sepse ende nuk i kam as 5 muaj nga shërimi prej kovidit dhe në kohën kur Kosova ka numër simbolik vaksinash nuk kam dashur ta marr vaksinën para atyre që janë më të rrezikuarit dhe kanë nevojë më së shumti për vaksinë: të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike. Vaksinën e ka marrë edhe gjyshja ime 89 vjeçare, e për ta marrë vaksinën po pret në rend edhe axha im si pensionist e punëtor shëndetsor 75 vjeç edhe djali im 19 vjeç me probleme kronike shëndetësore.

Pse u vaksinova sot?

Për të dërguar mesazh tek ata punëtorë shëndetësorë që po ngurrojnë të vaksinohen. Kohëve të fundit kemi parë se në spitalet rajonale në Gjilan, Prizren e Pejë, por edhe në të gjitha institucionet shëndetësore ka punëtorë që kanë dyshime për vaksinim. Nëse ata dyshojnë në vaksinim, atëherë, ndoshta do të duhej ta heqin mantilin e bardhë dhe të kërkojnë ndonjë punë tjetër për të mbajtur familjen.

Pse po ngurrojnë mjekët për t’u vaksinuar?

https://www.facebook.com/lul.raka/posts/10157978262475267

Share Messenger

Më të lexuarat