Lojtari i Real Madridit del negativ për Covid-19, i duhet edhe një test për t’u kthyer

Share Messenger

Pasi testoi pozitivisht për Covid-19 të martën e kaluar, sulmuesi Mariano Diaz tani raportohet të jetë shëruar, pasi rezultati i fundit i testit për koronavirus i ka dalë negativ. Megjithatë, para se të kthehet në stërvitje, ai do të duhet të testojë negativisht edhe në një test tjetër.

11 ditë pasi u bë i ditur lajmi se Mariano Diaz është kthyer nga pushimet i infektuar me Covid-19, mediumi Cadena Cope raporton se sulmuesi është shëruar plotësisht.

Megjithatë, pasi që protokolli thotë se personat e infektuar duhet të dalin negativë në dy teste radhazi për Covid-19 para se të lejohen të dalin nga karantina, Mariano do të duhet t’i presë edhe rezultatet e një testi të dytë.

Lajmi për shërimin e Marianos vjen pikërisht ditën kur Real Madridi do të përballet me Manchester Cityn në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, ndeshje kjo për të cilën Mariano nuk është në listën e skuadrës.

Mariano nuk ishte stërvitur me lojtarët e Real Madridit asnjëherë pasi ishte kthyer nga stërvitjet dhe para se t’i dilnin rezultatet e testit, që bëri që asnjë lojtar tjetër të mos dalë pozitivë, sipas njoftimit që klubi madrilen e kishte lëshuar në korrik.

“Pas testeve për Covid-19 që iu bënë lojtarëve të ekipit të parë dje nga Shërbimi Mjekësor i Real Madridit, lojtari ynë Mariano doli me rezultat pozitiv”, thuhej në njoftimin e klubit madrilen.

“Lojtari është në gjendje shëndetësore të përsosur dhe po e respekton protokollin sanitar për izolim në shtëpi”.

Share Messenger

Më të lexuarat