Llaptopi ‘më i hollë në botë’ del në shitje në Evropë

Share Messenger

Në muajin maj të këtij viti, kompania e njohur Asus ka zbuluar zyrtarisht laptopin e ri – ZenBook Flip S UX370, i cili, sipas kompanisë, është laptopi 13-inçësh i konvertueshëm më i hollë në botë.

Tani, tre muaj më vonë, laptopi i ri përfundimisht është në dispozicion në dyqanet online në Evropë si Media Markt, Notebook.de dhe Computer Universe, transmeton Koha.net.

Fillon me çmim prej 1,399 euro dhe modeli bazik përfshinë ekranin të ndjeshëm në prekje 13-inç NanoEdge me xhamin Gorilla Glass e rezolucion prej 1080 pikselë dhe 100 për qind të sRGB-së, procesorin Intel Core i5-7200U, 8 GB LPDDR3 RAM memorie dhe 256 GB M.2 SSD (SATA III) memorie të brendshme, si dhe baterinë prej 39 Wh.

ZenBook Flip S UX370, me dimension 31.3 x 21.8 x 1.09 mm dhe peshë 1.1 kilogramë, mbështet lidhjen 802.11ac WLAN, Bluetooth 4.1, 2x USB 3.1 Type-C të gjeneratës së parë, etj.

Së shpejti, laptopi 13-inç më i hollë në botë i Asusit do të jetë në dispozicion edhe në tregjet tjera.

Share Messenger

Më të lexuarat