Llapjani del për të votuar, ndonëse gruaja i vdiq në mëngjes: I gjalli me të gjallin, i vdekuri me të vdekurin

Share Messenger

Sylejman Bllaca nga Podujeva e ka shfrytëzuar të drjetën e tij për të votuar në zgjedhjet që po mbahen sot atje, ndonëse në mëngjes thotë se gruaja e tij ka vdekur si pasojë e infektimit nga koronavirusi, shkruan Gazeta Express.

Në një prononvim për RTV Dukagjinin, ai u ka kërkuar bashkëvendësve të tij që të dalin dhe të votojnë pavarësisht çdo rrethane.

“Më ka vdekur gruaja sot në mëngjes, si pasojë e infektimit me koronavirus. Përkundër kësaj, unë kam dalur që të votojë dhe ta shfrytëzojë të drejtën time qytetare. I lus të gjithë qytetarët tjerë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Anipse unë kam dhembje për humbjen e gruas, një fjalë e popullit thotë: i gjalli me të gjallin e i vdekuri me të vdekurin”, u shpreh Sylejman Bllaca.

Share Messenger

Më të lexuarat