Lladrovci e “dridh” Nismën: Bëjmë koalicion me partitë tjera vetëm nëse shkrihen në PDK

Share Messenger

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ia ka mbyllur dyert partive tjera për koalicion parazgjedhor. Ai ka thënë se dyert e PDK-së janë të hapura vetëm nëse ato pranojnë të shkrihen në PDK.

Lladrovci ka thënë se nëse ndonjë parti do të pranonte të shkrihej në PDK, s’do të humbte asgjë para qytetarëve.

“PDK të hap dyert për partitë tjera, por, vetëm duke u shkrirë në PDK!Më 14 shkurt, janë zgjedhjet nacionale. […] Në këto zgjedhje, deri më tash, PDK, për sa thuhet, do të garoj e vetme. Deri në afatin e fundit, ka mundësi të bëhet bashkëpunim edhe me parti tjera, pse jo. Lista e PDK-së, me gjithë integrimin e profileve të politikanëve të partive tjera, por, sipas mendimit tim, duhet të jetë e vetme, pa shtesa të partive tjera në listën zgjedhore. Partitë politike janë të mirëseardhura në listën e përbashkët zgjedhore por vetëm duke u shkrirë brenda PDK-së. Kur pranohet partneriteti dhe bashkëpunimi i sinqertë për garën zgjedhore, atëherë emri është i rëndësisë më të vogël. Partitë politike që do të bëhen pjesë e listës tonë, asgjë nuk humbin para qytetarëve as para anëtarëve të vet besnikë, sepse, qëllimi madhor mbetet fitorja e zgjedhjeve dhe vizionit të PDK-së.Po bashkëpunim dhe partneritet me parime programore, por, PDK duhet ta ketë në garë, vetëm emrin e vet”, ka shkruar Lladrovci.

Ai thotë se secili subjekt politik që dëshiron të garojë bashkë me PDK-në, duhet të pajtohet që PDK-së të mos i vihen akronimet e tyre si shtesë.

J”emi mjaftë të fuqishëm e të konsoliduar për ta dëshmuar se asnjë parti që na bashkohet nuk na fuqizon me emrin e vet, përkundrazi. Prandaj, konsideroj që secilit subjekt që i pëlqen programi ynë, duhet t’i pëlqej edhe emri, pa shtesa në emrin e vetëm, Partia Demokratike e Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Lladrovci.

https://www.facebook.com/ramizlladrovci/posts/2882020608736702

Share Messenger

Më të lexuarat