Liverpooli shënon fitore bindëse ndaj Arsenalit

Share Messenger

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore ndaj Arsenalit në derbin e javës së 30-të në Premier Ligë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Emirates Stadium” ka përfunduar me fitoren e pastër të mysafirëve, 0-3.

Diogo Jota shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa një e shënoi edhe Mohamed Salah.

Vlen të theksohet se te “Topçinjët” sonte mungoi Granit Xhaka, kurse Xherdan Shaqiri ishte në bankën rezervë, por nuk pati minuta.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka 49 pikë dhe renditet i pesti, kurse Arsenali mbetet me 42 pikë në pozitën e nëntë.

Share Messenger

Më të lexuarat