Liverpooli befasohet nga Shrewsbury Town, gjithçka do të vendoset në ‘Anfield’

Share Messenger

Liverpooli ka barazuar 2-2 me skuadrën e Ligue One, Shrewsbury Town dhe kështu, gjithçka tani do të vendoset në ndeshjen tjetër, që do të zhvillohet në ‘Anfield’.

Skuadra e Jurgen Klopp ishte afër të triumfojë në udhëtim ndaj skuadrës që bën gara në Ligue One të Anglisë, ndryshe e njohur si Liga e Tretë, pas Premierligës dhe Championshipit.

Por, “Redsat”, me shumë ndryshime në formacion, nuk arritën te fitorja, edhe pse ishin afër.

Talenti 18-vjeçar, Curtis Jones shënoi golin e parë për ‘Redsat’.

Pasi realizoi talenti 18-vjeçar, Curtis Jones, për 1-0, goli për 2-0 ka ardhur nga vet vendasit.

Donald Love e dërgoi gabimisht topin në portën e tij, për ta dyfishuar epërsinë për kundërshtarin.

Kur u mendua se Liverpooli ka mbyllur gjithçka dhe po kualifikohet në rundin e pestë të FA Cup, Jason Cummings realizoi nga penalltia në minutën e 65’, për ta rihapur ndeshjen.

Ndërsa krejt në fund, Redsat i befasoi sërish Jason Cummings duke shënuar për 2-2, çka do të thotë që tani do të ketë një tjetër ndeshje, do të zhvillohet në Anfield dhe aty do të vendoset kush do të kalojë tutje e kush do të shkojë në shtëpi.

Share Messenger

Më të lexuarat