Limaj kërkon debat publik të kandidatëve për kryeministër

Share Messenger

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës, dhe kandidat për kryeministër nga koalicioni me AKR-në e PD-në, ka kërkuar që të ketë debat publik të kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit.Ai ka thënë se deri tash ka munguar një debat i tillë, teksa ka shtuar se ky është momenti i duhur që qytetarët të shohin ofertat e secilit kandidat.“Ne nuk kemi pse të fshihemi që ta paraqesim ofertën tonë. Përkundrazi, ne duhet t’ju falënderojmë juve për mundësinë që na jepni për të shpalosur ofertat tona. Pse mos me dalë?

Pse me dalë dikush tjetër me fol për kandidatin? Sot krejt Kosova pret prej këtyre kandidatëve që të dalin e të flasin për ofertat e tyre. Është obligim dhe detyrë e jona. Një debat i tillë, me një kod etik dhe respekt të ndërsjellë, me një mundësi të komunikimit dhe bashkëpunimit, mjaftueshëm do t’i japim hapësirë qytetarit të vendit për të parë se cili është më kompetent ta qeverisë vendin, pavarësisht prej cilit subjekt vijnë”, ka thënë Limaj në Rubikon të KTV-së. “Në Kosovë asnjëherë partitë që kanë qenë pretendente për t’i fituar zgjedhjet prej lirisë e deri më sot nuk janë ballafaquar . Ky është momenti që duhet të bëhet, ka qenë mangësi deri tani”.

Share Messenger

Më të lexuarat